nga Olsi Jazexhi
Po me thote dikush qe Rama paska rekrutuar nje kompani izraelite qe te prodhoj bot-e interneti (bot interneti është një aplikacion softuerik i programuar për të kryer automatikisht detyra në internet dhe fushata dizinformacioni) per te sulmuar shqiptaret qe flasin online kunder regjimit.
Disa nga komentuesit qe po shoh sot ne Facebook, shkruajne nje shqipe shume te mire dhe duket qe nuk jane shkrues te rendomte islamofobe, as kosovar injorante qe duan Ramen dhe qe shajne si kafshe me fjale te ndyra. Keta perdorues perdorin germen ë, kane nje shkrim perfekt ne fushen e shqiptimit dhe mundohen qe te argumentojne me logjike. Personat qe me shkruajne ketu duket qe jane pjese e kesaj fushate.
Kam mesuar qe edhe punetoret e administrates publike jane urdheruar qe te futen online dhe te kundersulmojne shqiptaret qe flasin kunder regjimit te Rames. Por deri tani nuk e di se cfare software perdorin. Pse ne ditet e kaluara kam pare sulme me ofendime dhe kercenime, qe nuk kishin logjike.
Ne e dime qe prej viteve 2020 qe Izraeli ka perdorur troll farms nga Shqiperia. Me e famshmja ishte fushata kunder Iranit ne 2022 ku nga kampi muxhahedin i Manzes u nxiten revolta anti-qeveritare ne Iran duke perdorur algoritma dhe dizinformacion qe vinin nga Shqiperia. Ky dizinformacion i rebeloi iranianet qe te besonin se qeveria e tyre donte te vriste grate.
Kjo fushate u shpjegua nga Al Jazeera ne vitin 2022 dhe 2023 ku ish-muxhahedine sikur Hasan Heyrani (te cilin Rama e burgosi per 1 vit dhe me pas antiterrori e trafikoi me dhune ne Greqi) treguan call centerat qe ishin ne Manze dhe sulmonin Iranin. Al Jazeera, the Guardian, The Atlantic Council – nje numer think tankesh perendimore dhe media e ekspozuan ate qe Izraeli dhe muxhahedinet benin ne Shqiperi.
Ka shume mundesi qe profilet qe po sulmojne shqiptaret protestues sot neper internet, te jene muxhahedine nga kampi i Manzes, pasi ata jane te supertrajnuar ne luften kibernetike. Dhe mesa duket Izraeli do ja kete dhene muxhahedinet Rames qe te luftojne shqiptaret sebashku me patronazhistet.

Fakti qe po perballem me sulm nga nje bot, e kuptova sot kur nje person me pseudonimin Eris Locaj, qe nuk ka te dhena mbi identitetin e tij dhe ka frike qe te debatoj me mua ne publik dhe me fytyren e tij, nisi te sulmoj shkrimin tim ku krahasoja Edi Ramen me Ben Aliun e Tunizise. Pergjigja e Locaj kunder shkrimit tim, ishte bere me chatgpt. Shkrimi im per Ramen ishte futur ne chatgpt dhe Inteligjenca Artificiale izraelite i pergjigjej shkrimit tim duke refuzuar faktet e mia. Duke qene se une jam profesor dhe chatgpt e kane zanat pasi di sesi t’i kap studentet kur duan te genjejne ne detyra – e kapa menjehere qe Eris Locaj ishte pjese e nje skeme AI.
Ne e dime qe ne maj 2026 qe ne Shqiperi, Albatros Rexhaj, solli nje numer te madh kompanishe izraelite qe merren me inteligjencen artificiale, spiunazhin, luften kibernetike, manipulimin e opinionit publik etj. Ardhja e kompanive izraelite dhe vendosja e tyre ne Kashar eshte njoftuar qe ne kohen kur Erion Veliaj ishte jashte burgut. Ne e kemi pare edhe Ramen qe ngeli duke sulmuar rrjetet sociale dhe algoritmin pasi nuk di sesi te kontrolloj terbimin e shqiptareve.
Mesa duket ne keto dite po perballemi me nje kundersulm per te manipuluar opinionin publik nga nje aleance izraelite – muxhahedine – patronazhiste. Ndersa Rama po perdor antiterrorin ne terren per te kercenuar dhe burgosur shqiptaret, – ku analiste qe nga Kastriot Cipi, Avokati Altin Goxhaj, Dritan Goxhaj, Gjergji Thanasi etj po perballen me procese penale, tani po perballemi me luften kibernetike te zionizmit qe mbron Edi Ramen.
Ndersa antiterrori dhe agjentet e tij mediak po kercenojne veprimtare, hoxhallare, xhami dhe protestues me dhune, per ne qe jemi larg, po vihen ne pune bot-et izraelite.
Me poshte keni mesazhin e Eris Locaj dhe nje analize nga Al Jazeera e vitit 2023.
https://www.aljazeera.com/news/2023/6/21/why-was-this-iran-dissident-group-raided-in-europe

















