Gjergji Thanasi reagon pas deklaratave të Ramës: “Mos i etiketoni besimtarët si agjentë të Iranit”

Gazetari Gjergji Thanasi ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestat e ditëve të fundit, ku sipas tij, organizatorët dhe pjesëmarrësit nuk mund të stigmatizohen apo etiketohen si “agjentë të Iranit”.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Thanasi shprehet se Irani nuk duhet kërkuar tek protestuesit, por tek prania e anëtarëve të organizatës MEK në Manzë. Ai kritikon ashpër qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar besimtarët myslimanë ndër vite dhe i bën thirrje qytetarëve të mbrojnë të drejtat e tyre pa dallim feje.

“Vëllezër myslimanë, Shqipërinë e kemi bashkë, ndonëse kemi Bajram e Pashkë. Luftoni të mbroni një të drejtë të vetme: qeveria të mos ju trajtojë si qytetarë të dorës së tretë”, shkruan Thanasi.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati publik është përqendruar te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me disa prej pjesëmarrësve në to. Statusi i gazetarit ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje diskutimet mbi lirinë e shprehjes, trajtimin e komuniteteve fetare dhe raportin e politikës me protestat qytetare.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne