Gjermania kërkon hetim të plotë pasi Izraeli vret punonjësit e ndihmës në Gaza

Gjermania ka kërkuar një hetim të plotë për vrasjen e shtatë punonjësve të ndihmës nga Izraeli, të cilët po dërgonin ushqim për civilët palestinezë në Rripin e Gazës. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, tha se “qeveria izraelite duhet të hetojë shpejt dhe tërësisht këtë incident të tmerrshëm”. “Punëtorët humanitarë duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të rëndësishme në mënyrë të sigurt, në mbarë botën dhe në Gaza. Ne i bëjmë thirrje sërish qeverisë izraelite që të sigurojë funksionimin e masave kundër konfliktit. Incidente të tilla nuk mund të lejohen të ndodhin”, shkroi Baerbock në platformën sociale X.

Organizata bamirëse ‘World Central Kitchen’ (WCK) me bazë në SHBA konfirmoi se shtatë nga punonjësit e saj të ndihmës humanitare u vranë në sulmin izraelit të së hënës në Gaza. Ata ishin shtetas të Australisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Palestinës, si dhe shtetas të dyfishtë amerikano-kanadez. Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, i cili sipas Tel Avivit vrau rreth 1.200 njerëz.

Të paktën 32.900 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe mbi 75.300 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave. Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës, duke e lënë në prag të urisë popullsinë palestineze, veçanërisht banorët e pjesës veriore të enklavës. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila javën e kaluar kërkoi nga Tel Avivi të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne