Gjermania kërkoi nga shtetasit e saj të largohen nga Irani dhe bëri paralajmëroi të mos udhëtohet në këtë vend. Ministria e Jashtme gjermane publikoi një paralajmërim udhëtimi në lidhje me tensionet Izrael-Iran.
Në paralajmërim thuhet se Izraeli planifikon të sulmojë platformat e naftës dhe objektet bërthamore iraniane në përgjigje të sulmit raketor që Irani kreu dje dhe u kërkoi qytetarëve të saj në Iran që të largohen nga vendi dhe atyre që planifikojnë të udhëtojnë në Iran të heqin dorë nga udhëtimi.
“Situata në të gjithë rajonin është e tensionuar dhe e ndryshueshme. Më 1 tetor 2024, forcat iraniane nisën sulm me raketa ndaj Izraelit. Pritet një kundërpërgjigje nga forcat e armatosura izraelite. Sulmet në territorin iranian nuk mund të injorohen”, thuhet në paralajmërim.
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit
Irani lëshoi rreth 180 raketa balistike në Izrael në orët e mbrëmjes të së martës, më 1 tetor.
Në deklaratën me shkrim të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit thuhet se sulmi është kryer në përgjigje të sulmeve izraelite në të cilat u vranë lideri i Hamasit Ismail Haniyeh, lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe gjenerali iranian Abbas Nilforoshan. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “sulmi me raketa ishte një gabim i madh” dhe se “Irani do të paguajë çmimin e kësaj”./AA