Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës në parlament, u vendos që deputetët e PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë.
Deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë.
Për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtimin 40-ditor nga seancat plenare. Vendimi është marrë pas këqyrjes së pamjeve filmike./BW