GJKKO dënon në mungesë me një vit burg ish-kryetaren e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandin. Ja për çfarë akuzohet

GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin duke dënuar në mungesë me një vit burg ish-kryetaren e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandin. Mandi u dënua me një vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre” në lidhje me një kallëzim nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

SPAK pas kallëzimit sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë. Gjykimi i saj dhe vendimi me një vit burg ka ardhur në mungesë të saj pasi ajo rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne