GJKKO i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon marrjen në pyetje të Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkresa e siguruar është dërguar më 14 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.

GJKKO i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon marrjen në pyetje

Tri javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për ta marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne