GJKKO jep sot vendimin/ Beleri në gjyq: Çështjen e bashkisë Himarë, s’duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa

Teksa sot pritet të që të jepet vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit.

U sigurua dëshmia e Belerit, i cili tha sot para togave të zeza se çështjen e bashkisë së Himarës nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesë.

“E kuptoj shumë mireqë jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështjen e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh. Prokuroria ka sajuar prova, për të fshehur gabimet e policisë. Nga vëzhgimi 24 orësh që më është bërë, ka rezultuar se nuk jam takuar asnjëherë me dëshmitarin e prokurorisë. Të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, të procesit të rregullt ligjor dhe të barazisë para ligjit.
Vendimi për dënimin tim është marrë ne drejtorinë e policisë, ku është bërë plan për arrestimin tim, por plani u prish nga votuesit e Himarës. Vendim politik ishte edhe moslejimi im për të votuar. Kërkesa e SPAK për dënimin tim me 2 vjet e 6 muaj burg është diskriminues. Të tjerë kryetar bashkish të gjykuar për të njëjtën akuzë janë në shërbim prove, ose ende në detyrë. Unë nuk e gjej veten fajtor për asnjë akuzë dhe e vërteta do të dalë herët a vonë.”, tha Beleri./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne