GJKKO vendos “Arrest me burg”, avokati i Veliajt apelon vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta, dorëzoi në Apelin e Posaçëm ankimimin kundër vendimit për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Më 12 shkurt, Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Erion Veliajt.

Për Ajola Xoxën, GJKKO ndryshoi masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ndaloi daljen jashtë shtetit pa autorizimin e gjykatës.

Gjykata vendosi gjithashtu vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për pesë të tjerët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne