GjND: Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme që të mos kryhen aktet e ndaluara në Konventën e Gjenocidit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se është shumë e vetëdijshme për tragjedinë humanitare në Gaza dhe është thellësisht e shqetësuar për humbjen e jetëve.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendosi se Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme që të mos kryhen aktet e ndaluara në Konventën e Gjenocidit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se akuzat e bëra kundër Izraelit (për gjenocid) janë vërtetuar në një “nivel të arsyeshëm”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se ka autoritet të urdhërojë masa të përkohshme kundër Izraelit për shkeljen e disa prej detyrimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne