Gjuetia për thesarin e Mesdheut

Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull “Gjuetia për thesarin e Mesdheut”. Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri.  Ajo çka vihet re është një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.

Edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fokusi ka qenë Mesdheu. Dhe arsyeja ka qenë gazi natyror. Që nga fillimi i muajit situata mes vendeve që prekin Mesdheun ka eskaluar vë në dukje “Der Spiegel”. Në jug të portit qipriot të Larnakas është një thesar i madh me gaz. Sipas qeverisë qipriote, anijet turke penguan të premten e javës së kaluar kompaninë italiane ENI të niste eksplorimet.

Sfondi i këtij operacioni bllokues është konflikti që mban për dekada të tëra në gjendje lufte ishullin e tretë më të madh në Detin Mesdhe. Ankaraja është e mendimit se kërkimi për materialet e papërpunuara, pa pëlqimin e turqve qipriotë  përçmon të drejtat e tyre. BE nga ana e saj ka kritikuar bllokimin e kërkimeve dhe paralajmëroi se Turqia duhet të respektojë sovranitetin territorial të Qipros si anëtar të BE-së.

Ministria e Jashtme italiane tha se priste gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,  interesat e EMI, vendeve të rajonit dhe  dy komuniteteve qipriote. Por megjithatë aktualisht  nuk duket të ketë kompromis. E vetmja shpresë mbetet Blloku 12, i ashtuquajtur “Venus”, i cili  kufizohet me  zonat ekskluzive ekonomike të dakordësuara vite më parë me Egjiptin, Izraelin dhe Libanin. Dy shtetet kanë rritur armiqësinë për shkak të rezervave të gazit dhe veprimeve të qeverisë izraelite, e cila në mënyrë aktive promovon kërkimin e gazit.

Për pesë vjet janë shfrytëzuar 282 miliardë metër kub të depozitës “Tamara”, e cila është rreth 80 km nga porti i Haifas. Vitin e ardhshëm pritet të hulumtohen 621 miliardë metra kub gaz në “Leviathan”. Tani polemikat kanë shpërthyer për një zonë prej 1,742 km katrore, e  cila pretendohet nga të dy vendet.

Ministri i jashtëm izraelit, A. Lieberman paralajmëroi në fund të janarit, kompanitë ndërkombëtare të mos marrin pjesë në kërkimin dhe shfrytëzimin e zonës sepse do të ishte “gabim”, duke nënkuptuar italianen ENI, Total-in francez dhe Novatek të Rusisë.Sekretari amerikan, Rex Tillerson, u përpoq të ndërmjetësojë midis pozitës libaneze dhe izraelite, por u largua pa efekt i gjatë një vizite të enjten në Bejrut.

Pastaj shtrohet pyetja se si Qiproja dhe Izraeli do të jetë në gjendje në të ardhmen të eksportojnë gaz. Në diskutim është ngritja e një tubacioni nga Izraeli nëpërmjet Qipros dhe Greqisë për të përfunduar në Itali. Por projekti është konsideruar mjaft jorealistepër shkak të kostos së lartë, situatës gjeopolitike dhe sfidave teknike.

http://www.protothema.gr/world/article/762407/der-spiegel-kunigi-gia-to-…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne