Gjykata Administrative rrëzon padinë, “gylenisti” rrezikon dëbimin drejt Turqisë

Gjykata Administrative rrëzoi sot padinë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili kërkon azil në Shqipëri me pretendimin se perndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarë të familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Më herët, Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar per Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

I arrestuar më 8 qershor të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara, turku Selami Simsek, i akuzuar si pjesë e lëvizjes “Gylen”, kërkon shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetëtisë pranë Ministrisë së Brendshme, e cila i refuzoi kërkesën për azil.

Të shfuqizohet vendimi i Komisionit Kombëtar për Azilin e refugjatëtë, i datës 10.09.2020“, thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë e shtetasit turk.

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim dhe hetimi për të ka vijuar për falsifikim të dokumenteve.

Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik. Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, e cila është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Nuk dihet nëse Shimshek do të ketë të njëjtin fat si Çelik, i cili u deportua me procedura urgjente drejt vendit të tij.

Për rastin e mësuesit Harun Çelik, nuk kanë munguar reagimet e opozitës, që kërkoi transparencë nga autoritetet e drejtësia dhe nga qeveria. Por asnjë përgjigje nuk erdhi nga organet shtetërore.

Ndërkohë Simsek për momentin ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe ne Apel Administrativ rrezikon ekstradimin drejt Turqisë.

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim. Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik.

Oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne