MEK-u tërbohet me ambasadorin e ri iranian në Tiranë

Në dhjetor 2018 kryeministri Rama urdhëroi dëbimin e Sh.T. Gholamhossein Mohammadnia ambassador i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Bashkë me ambasadorin u dëbua edhe një diplomat iranian me mbiemrin Roudaki. Ky dëbim ndodhi për shkak të presionit amerikan (“skifterët” Bolton & Co) mbi autoritetet shqiptare. Normalisht që dëbimi i diplomatëve amerikanë u prit me duartrokitje frenetike nga Kulti Rajavi (Muxhahedinët në Manëz).

Meqenëse ka një probabilitet të lartë që kandidati presidencial  Biden të betohet si President i SHBA-më 21 janar, Qeveria Rama në mënyrë frenetike po e dredh bishtin për t’iu përshtatur një poltike të jashtme të re të SHBA-së dmth një politike më pak virulente vis-à-vis Iranit.

Dëshmia më e qartë e kësaj bishtrdredhje të qeveritarëve shqiptarë është kënaqësia, me të cilën autoritetet shqiptare pritën ambasadorin e ri iranian në Tiranë. Nga burimet tona pranë protokollit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mësojmë se Mohammad Amin Nejad po bën përgatitjet e fundit në mjediset e Ambasadës së Republikës së Iranit për të dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T. Ilir Meta. Era e re në marëdhëniet Shqipëri-Iran do të bëhet më e dukshme nga prania e VIP-ave shqiptarë (Ëho is ëho), në pritjen, që ambasada iraniane do japë për të përkujtuar përvjetorin e 42-të të revolucionit Islamik të udhëhequr nga Imam Khomeini në v. 1979. Kjo faqe e re në marëdhëniet dy palëshe pa dyshim do të shoqërohet nga një shtrëngim i “vidave” nga ana e këtyre autoriteteve për aktivitetet problematike të Kultit Rajvi në tokën shqiptare. Normalisht që këto zhvillime pozitive në marëdhëniet shqiptaro-iraniane, ia ngrenë nervat përpjetë Miriam Rajavi-t shefes së MEK-ut!

Mohammad Amin Nejad ambasadori i ri i Iranit në Tiranë

Sh.T. Mohammad Amin Nejad i përket një familje me kontribute specifike në rrëzimin e Shahut Reza Pahlavi të Iranit. Vetë Mohammadi ka një karrierë gjithnjë në ngritje në rradhët e diplomacisë iraniane. Pozicioni i fundit i mbajtur prej tij është  posti i ambasadorit iranian në Harare (Zimbabve), ku në v. 2018 u zëvendësua nga ambasadori Ahmad Erfanian.  Për shkak të përvojës së tij me udhëheqës të tipit Robert Mugabe besohet se Sh.T. Amin Nejad do ta ketë më të lehtë që të bashkëpunojë me kryeministrin Edvin Rama apo kryebashkiakun Erion Velija për të promovuar marëdhënie pozitive e me leverdi të ndërsjelltë midis Shqipërisë e Iranit. Nuk ka pikë dyshimi, që ardhja e ambasadorit të ri të Iranit në Tiranë, shënon një faqe të re në marëdhëniet bilaterale shqiptaro-iraniane.

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne