Gjykata e Lartë nuk ka meshirë për muslimanin Dervish Hasi. E le ne burg qe ti bej qejfin amerikaneve

Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi. 42-vjeçar u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohet se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit. Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

Fillimisht ka qenë Gjykata e Tiranës që vendosi masën e ‘arrestit në burg’ për Hasin, më pas mjeku e ankimoi në Apel, por më 7 shkurt kjo gjykatë la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Pas arrestimit të mjekut musliman në vend nisi një diskutim për të ndaluar poligaminë. Madje Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje kërkoi publikisht ndryshimin e ligjit ekzistues. /GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne