Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Kupës, mbetet i izoluar në “41 Biss”

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”. Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.

Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat. Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë. Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh.

Ai njihet për ngjarjen e rëndë në burgun e Trikallasë në Greqi në vitin 2013, kur u arratis me bujë duke sjellë një sërë shkarkimesh në sistemin e burgjeve atje.  Banda e “Babagjyshërve” në Shqipëri ka realizuar një sërë grabitjesh, ku spikat ajo e vjedhjes së një qendre tregtare në prag të vitit të Ri, ku disa persona të veshur si Babagjyshër u futën me armë në një argjendari dhe morën me vete florinj.

Grupi përbëhej nga 11 persona të cilët morën emrin “Banda e babagjyshërve”. Ata ishin: Ilir Kupa; Fatmir Pjetri; Agustin Sula; Julian Qerushi; Dritan Kola; Saimir Kala; Mark Shpendi; Hajdar Sefa; Lin Kala; Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne