Burime mediatike pohojnë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt në ankimin e tij për të ruajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Thuhet se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të dalë pas pak me një vendim./..tpz
















