Gjykata shtyn seancën për “Gërdecin” pas dëshmisë së 5 ekspertëve, Fatmir Mediu: Absurditet! Duhet një akt i ri!

Është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu për çështjen e ‘Gërdecit’, ku kanë dëshmuar 5 ekspertë. Është siguruar  qëndrimin e ekspertëve dhe kërkesën e tyre.

“Në seancën e datës 15 maj ne kërkuam se ishte e nevojshme që të kryhej një akteksperimi i ri në lidhje me këtë çështje. Ekspertet e thirrur në bazë të deklarimeve që thanë herën e kaluar ngre dyshime se kanë qenë shtesë e grupit të hetimit për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në kohën kur kanë kryer aktekspertimin teknik. Në kërkojmë që të bëhet një aktekspetrim me 3 ekspert të pavarur.”, tha Henrik Ligori.

Sakaq, prokurori Klodian Braho theksoi se “kjo është një kërkesë e përsëritur nga mbrojta. Sa i takon aktekspertimit ata kanë pasur kohën e nevojshme për ta shqyrtuar”. Më pas trupa gjykuese ftoi 5 ekspertët në rreshtin e parë që t’u përgjigjeshin pyetjeve të përfaqësuesit ligjor të Mediut, Henrik Ligori.
Po ashtu mësohet se prokurori i çështjes ka pyetur nëse ekspertet ishin njohur me aktekspertimin, për shkak se ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Duke iu referuar kësaj pyetjeje, ekspertët kërkuan kohë që të njiheshin me aktin e ekspertimit./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne