“Gjykata zvarrit procesin ndaj Berishës”, shtyhet seanca, Gjokutaj: Mbahet më 19 korrik. Na u kërkua pagesë

Seanca e cila u mbajt sot në GJKKO për kreun e PD Sali Berisha, u shty për datën 19 korrik. Avokati Genci Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.

Prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj, deri në 2 tetor.

“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës.

Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.

“U çel seanca! Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë, Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardit sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet.

Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje”, tha ai.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne