Gjykimi ndaj Vangjush Dakos, Prokurori i SPAK lexon pretencën në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Vangjush Dakos dhe 3 personave të tjerë.

Në këtë seancë, Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, do të paraqesë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Durrësit, hetimi ndaj të cilit ka nisur në 2020.

Dako nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.//BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress