Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai. Ish-deputetja mohon që Adrian Shatku të ketë paguar shkollën e vajzës së saj të madhe.

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai.

“E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet“, është shprehur Kryemadhi.

Ish-deputetja thotë se nuk është e vërtetë që Adrian Shatku ka paguar shkollën e vajzës së saj të madhe.

“24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës” vijoi Kryemadhi.

Kryemadhi tha gjithashtu se prokuroria i ka përzgjedhur provat pasi nuk ka përfshirë komunikimet me Ramën për të cilat thotë se janë më të shumta sesa ato me Metën.

“Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat”, shprehet ish-deputetja.

Ish-presidenti Meta parashtroi kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se “vendimi për këtë është marrë më parë.”

Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. /shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne