Gjyqi për çështjen “Gërdeci”, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të zhvillohet për Gërdecin.

Avokati Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtëse.

SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne