Presidenti i EBA-së dhe Biden zhvilluan bisedë telefonike për Gazën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, Al Nahyan dhe Biden kanë patur një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet në Palestinë, rëndësia e punës për ndalimin e përhershëm të konfliktit në Gaza dhe krijimi i mekanizmave të përhershëm dhe të sigurt për dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e Gazës.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e përpjekjes për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme lidhur me çështjen e Palestinës ndërsa u tha se zgjidhja me dy shtete është rruga për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon.

Në bisedë u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe EBA-SHBA dhe zhvillimet lidhur me situatën në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne