Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Kemi humbur komunikimin me ekipin tonë për shkak të sulmeve izraelite

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se për shkak të sulmeve nga tanket izraelite ndaj qytetit Khan Younis kanë humbur komunikimin me ekipin në rajon.

“Tanket izraelite ndodhen pranë spitalit Al-Amal. Për shkak të sulmeve tokësore kemi humbur plotësisht komunikimin me ekipin tonë në Khan Younis”, thuhet në një deklaratë me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Në anën tjetër edhe Brigadat Kassam njoftuan se kanë shkatërruar një tank izraelit në perëndim të Khan Younis me raketën anti-tank 105 milimetër Yasin. Ushtria izraelite që nga orët e mëngjesit e deri më tani po kryen sulme nga ajri dhe nga toka në Khan Younis./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne