Goditen 3 Call Center-a në Tiranë, në operacion të përfshirë edhe autoritetet gjermane e austriake! Dyshohet se mashtronin dhe zhvasnin qytetarët europianë

Njëri prej Call Centerave ndodhej pranë Kopshtit Zoologjik në kryeqytet, ndërsa tjetri te Rruga e Kavajës, në dy kate të një objekti. Operacioni për goditjen e tyre është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës dhe mësohet se është realizuar në koordinim me autoritetet gjermane dhe austriake.

Dy Call Centera që dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave, janë goditur në një operacion gjatë ditës së sotme.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në koordinim me autoritetet gjermane dhe austriake. Call Centerat raportohet se kishim me dhjetëra ‘të punësuar’, që kryenin aktivitetin e mashtrimit.

Njëri prej Call Centerave ndodhej pranë Kopshtit Zoologjik në kryeqytet, ndërsa tjetri te Rruga e Kavajës, në dy kate të një objekti. Nga operacioni mësohet se ka pasur edhe persona të arrestuar, si dhe sekuestrim të shumave të mëdha të parave.
/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne