Goditen dy subjekte ekonomike të përpunimit të lëndëve në kundërshtimin me ligjin, procedohen pronarët në Elbasan

Goditen 2 subjekte ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin. Për pasojë procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar në lagjen “5 Maj” dhe në fshatin Labinot fushë, 2 subjekte të përpunimit të lëndës drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe sasi drush pa dokumentacionin përkatës.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarët e ktyre 2 subjekteve, shtetasit A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan.

 

 

Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet e tyre ekonomike, dhe se drutë që përdornin i siguronin në mënyrë të kundërligjshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne