Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Një palestinez ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e zjarrit që forcat izraelite hapën ndaj një automjeti në afërsi të qytetit Al-Bireh të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjetit në afërsi të vendbanimit hebre Psagot i ndërtuar në rajonin e Malit Et-Tavil të Al-Bireh.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në sulm humbi jetën Muhammed Cibril Rummane dhe se një tjetër palestinez u plagos.

Ndërsa në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se u hap zjarr dhe u “neutralizuan” 2 të rinj me pretendimin se kanë hedhur koktej molotovi ndaj një pike ushtarake në afërsi të Psagot.

Bregu Perëndimor nën pushtim, prej një kohe të gjatë dëshmon bastisjet nga ushtarët izraelitë dhe sulmet nga kolonët hebrenj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne