Një kontratë me vlerë 45 milionë dollarë mes Google dhe zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ndezur polemika të reja. Marrëveshja, e prezantuar si projekt bashkëpunimi për komunikim dhe media, po shihet nga kritikët si një përpjekje për të forcuar makinerinë propagandistike të qeverisë izraelite në arenën ndërkombëtare.
Raportohet se marrëveshja e kompanisë Google mbështet fushatën izraelite që mohon urinë në Gaza.
Google ka një marrëveshje prej 45 milionë dollarësh me zyrën e Netanyahut “për të bërë propagandë”
Google është në mes të një kontrate gjashtëmujore prej 45 milionë dollarësh me zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të promovuar mesazhet qeveritare dhe për të minimizuar krizën humanitare në Gaza, sipas një raportimi nga Drop Site News të mërkurën.
Kontrata, e nënshkruar në fund të qershorit, e përshkruan Google si një “entitet kyç” në mbështetjen e strategjisë së marrëdhënieve me publikun të Netanyahut, njofton media.
Fushata filloi disa ditë pasi Izraeli bllokoi ushqimin, ilaçet, karburantin dhe furnizimet e tjera humanitare nga hyrja në Gaza më 2 mars.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në atë kohë se autoritetet mund të nisnin një fushatë digjitale “për të shpjeguar se nuk ka uri dhe për të paraqitur të dhënat”./kohaislame














