Grevë urie e studentëve anglezë në shenjë solidariteti me të burgosurit palestinezë

Vazhdon greva e urisë e studentëve anglezë në përkrahje të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Kanali televiziv Press TV bën të ditur se njëkohësisht me grevën e urisë së të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit të Izraelit, një grup studentësh të Universitetit të Manchesterit, ditën e enjte më 27 Prill, në shenjë solidariteti me të burgosurit palestinezë, filluan një grevë urie e cila do të zgjasë një javë. Ndërkohë, qindra studentë të fakultetit të orientalistikës në Universitetin e Manchesterit kanë zhvilluar një protestë ndaj vizitës në këtë universitet të ambasadorit të regjimit sionist në Londër Mareg Rigiu. Një protestë masive është organizuar dje në Londër në përkrahje të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Mbi 1500 të burgosur palestinezë kanë filluar një grevë urie që nga 17 Prilli me moton “Liri dhe Dinjitet”, duke protestuar ndaj trajtimit çnjerëzor të të burgosurve palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne