Grimca historike Debat rreth emrit te nje qyteti: Argjirokastro, Gjirokaster apo Gjinokaster ?

Nga Petro Prodani
Ne nje postim ne FB mbi qytetin e Gjirokastres komentova duke cituar udhetarin dhe funksionarin e famshem otoman, Evliya Celebi.
Ne vitin 1670, pasi kishte vizituar shume zona ballkanike nen kontrollin e Portes se Larte, ai shkruante se qyteti ne diskutim ishte themeluar nga “Djali i Filipit, nje mbret grek.”
‘Lavderimet’ nuk vonuan. E kam fjalen per komentet ofenduese te personave anonime, te paditur, dhe natyrisht ‘Patriotet shqiptare’ qe me veshtiresi shkruajne disa fjale ne gjuhen e nenes, edhe ato me gabime.
Ne vijim, tregohet disa faqe nga punimi i mirenjohur i historianit te degjuar turk Halil Inalcik i cili paraqiti para botes shkencore “Defteret e Sanxhakut te Arvanid-it”.
Midis te tjerash, ne to shfaqet emri “Argirikasri” i shoqeruar me informacione taksore, emrat e timarioteve, etj, etj.
Vlen per tu permendur qe Berati i sotem, dikur quhej Belgrad.
Permeteper, ne regjistrimet otomane te vitit 1431 bie ne sy prezenca masive e toponimeve sllave. Ka gjithashtu toponime greke. Shume vendbanime/fshatra te asaj kohe nuk egzistojne sot.
Per nje moment do te ndalem tek faktori njeri. Perandoria Otomane e shtriu ndikimin e saj me shume forma. Njera prej tyre ishte transferimi i popullatave. Mijera persona u shperngulen nga zona ku sot gjendet Turqia moderne dhe u vendosen ne hapesirat e mara nen kontroll rishtasi.
Arvanid-i nuk i shpetoi valeve te ketyre levizjeve. Popullatat vendase u transferuan diku larg duke u zevendesuar me banore te tjere.
‘Jabanxhinjte’ e arrdhur nga ‘Turqia’ u shperblyen me privilegje dhe pasuri. Ata u bene berthama e pushtetit te Portes se Larte.
Nuk eshte aspak cudi qe ndonje FaceBook-as, qe shan dhe ofendon me rrenje dhe dege, te jete pasardhes i dikujt qe pasi vrau banoret vendas rreth e rrotull Argirikasri, apo diku tjeter, u be ‘Bosi’ i zones.
Duke u rikthyer tek emri; edhe sikur ta pranoj se ishte Gjiro-kaster, apo Gjino-kaster, perballem me nje problem akoma me te madh. As ‘Gjiro’, as ‘Gjino’, as ‘Kaster’, nuk jane fjale origjinale shqipe. Ato jane fjale te huazuara nga gjuhe te tjera.
Gjate kohes dhe per shume arsye, emrat e toponimeve ndryshojne. Ky eshte nje fenomen i perhapur ne te gjithe Boten dhe kursesi nuk mund te konsiderohet nje fenomen i vecuar shqiptar.
Ajo qe eshte per tu shqetesuar eshte heshtja, dhe per me keq nxitja, qe klasa intelektuale shqiptare i ben padijes, injorances dhe tjetersimit te historise.
Personalisht, mendoj se historia nuk duhet te shuhet.
Duke insistuar ne kete drejtim them se Evliya Celebi eshte shume me i besueshem se historianet ‘politiko-patriote’ dhe ndjekesit e tyre qe ndjehen komode ne mes te padijes.
Ndersa regjistrimet e para otomane te Arvanid-it i konsideroj shume me te sakta dhe te besueshme se ato te tipit ‘Barleti’ …

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne