Petro Prodani
Nje nga manuskriptet me famoze te ‘Testamentit te Ri’ quhet ‘Kodeksi i Purpurt’. Ai ka nje histori shume interesante. Manuskripti ishte krijuar ne shekullin e gjashte ne nje punishte te specializuar ne kopjimin e materialeve te vjetra greke. Disa fragmente te tij jane shkrojtur me ar dhe argjend.
Kur kryqetaret europiane morren nen kontroll Konstantinopolin, ata e shperbene ate. Si rezultat, fletet e Bibles 600 vjecare filluan te shperndahen neper Bote. Fatkeqsisht, shume prej tyre humben pergjithmone.
Ato qe shpetuan, gjithesej 231, kane historite e tyre te vecanta dhe mbreselenese.
Ne vitin 1896 Cari Rus, Nikola II, pagoi 1000 lira te arta turke dhe bleu 182 faqe te cilat ja dhuroi Biblotekes Nacionale Ruse ne Shen Peterburg.
Pjeset e tjera mbahen ne institucionet e meposhtme:
– 33 faqe ne Manastirin e Shen Joan Theologut/Μονή του Αγίου Ιωάννου του Θεολόγου ne ishullin e Patmos, Greqi.
– 6 faqe ne Librarine e Vatikanit ne Rome.
– 4 faqe ne Librarine Britanike ne Londer.
– 2 faqe ne Librarine Nacionale te Austrise, Viene.
– 1 faqe ne Librarine Morgan ne Nju Jork.
– 1 faqe ne Muzeumin Bizantin ne Athine.
– 1 faqe ne Muzeumin Bizantin ne Thessaloniki.
– 1 faqe mbahet nga nje kolektor privat ne Itali.
Mund te kete dhe faqe te tjera, qe per njeren apo tjetren arsye, nuk jane raportuar.
Faqja qe ndodhet ne Thessaloniki ka nje histori unike. Ate e solli me vete nje familje refugjate greke e shperngulur nga Azia e Vogel ne vitin 1922. Disa dekada me vone, fleten e Kodeksit e bleu nje seksion i Ministrise se Kultures te Greqise. Sot ajo ndodhet e ekspozuar ne Muzeumin Bizantin te qytetit. Me poshte tregohet nje foto e ketij materiali 1500 vjecar.
Nuk dihet kush ishte shkruesi i ‘Kodeksit te Purpurt’. Por, kushdo qe te kete qene, ai ka qene nje person shume i talentuar. Besoj se dhe nje besimtar pasionant.
Duke perfunduar; Gezuar Krishtlindjen besimtareve te krishtere kudo qe ndodhen./fb
















