Grimca historike/ “Vullnetaret” Vllaho-Arumune dhe Mbreti Shqiptar

Nga Petro Prodani

Ne kohen kur po vendosej se si do te ndahej “Turqia Europiane”, Fuqite e Medha kerkonin aleate te vegjel te cilet do te benin punen e veshtire ne terren. Nga ana tjeter, edhe te vegjlit kerkonin “Bosa” te forte qe do ti mbeshtesnin ne projektet e tyre. Ishte nje ekuacion i komplikuar interesash gjeopolitike dhe ekonomike shume i veshtire per tu zgjidhur sa qe kalkulimet nuk kane mbaruar as sot …
Fillimet e viteve 1900 rreshtuan ne te njejten aleance Austro-Hungarine, Bullgarine, Gjermanine dhe Perandorine Otomane. Kjo e fundit, e vetedishme per rrezikun qe i kanosej egzistences se saj, ja la Ballkanin aleateve te tjere.
Qellimi kryesor i Perandorise Otomane ishte mbrojtja e Ngushtices se Bosforit. Ajo nuk duhet te binte ne duart e fuqive te tjera. Pikerisht edhe sot e kesaj dite, Turqia konsiderohet si nje vend strategik per kete ngushtice dhe jo per malet e Anadollit. Ne nje material Austriak te kohes thuhet, pak a shume; Jete te gjate Sulltanit, mbojtesit te Dardaneleve.
Propoganda Austriake ishte plot me materiale te tilla ku shfaqej uniteti i aleateve ne fjale.

Dhe vijme tek Shqiperia; Kush vendosi sa do te shtriheshin kufijte e saj ?

Ka shume mendime. Duke lene te gjitha variantet menjeane, insistoj se nje rol deciziv ne ekuacionin e permendur luajten “Vlleherit-Arumune”. Kete teme e kam trajtuar disa here. Kete rradhe do te ndalem vetem tek ndihma e madhe qe ata i dhane Princ Vidid.
Por, perse e bene ata kete gje ?
Ishte pikerisht Mbreteria Rumune qe kishte sponsorizuar masivisht disa grupe Velleherish Ballkanas. Shume prej tyre ishin studjuar, sponsorizuar dhe bere tregetare te fuqishem fale ndihmes Rumune. Megjithate, kryesorja ishte lidhja e drejtperdrejte qe Princ Vidi kishte me Oborrin Mbreteror Rumun. Ai ishte nipi i Mbretereshes Rumune, Elisabet. Natyrisht qe ne prapavije ai do te mbronte interesat familjare dhe shperblente ata qe do ta ndihmonin ne qeverisjen e tij. Aq i lidhur ishte Vidi me Mbreterine Rumune sa qe u varros ne nje kishe Protestane prane Bukureshtit. Varri i tij tregohet me poshte. Per te cuditur, ne te nuk shkruhet as edhe nje fjale ne Shqip !
Perpara mbritjes se Vidit ne Durres, nga Bukureshti ishin derguar qindra “Vullnetare Shqiptare” qe do te mbronin “Princin” e tyre te emeruar nga Fuqite e Medha. Gjate muajve te qendrimit te Vidid ne Shqiperi, numri i “Vullnetareve” e kaloi shifren 500. Ky ishte kontigjenti me i madh i “Vullnetareve” qe fuqite e huaja derguan ne Shqiperi.
Shtypi Rumun i kohes i beri jehone te madhe arritjes te Vidid ne Shqiperi. Gazeta e treguar ketu, midis te tjerash, raporton nisjen dhe mbritjen e “Vullnetareve-Shqiptare” ne Durres.
Edhe mbas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, “Vlleherit-Arumune” qe ishin bere pjese e rendesishme e qeverive Shqiptare te kohes, nuk hoqen dore nga projekti per sjelljen e nje Mbreti Rumun ne Shqiperi. Ata kerkuan qe Princ Nikola, djali i Mbretit Ferdinand I, te ngjitej ne Fronin Mbreteror Shqiptar ku pak vite me pare ishte ulur vetem per disa muaj nje relativ i tij.
Duke e mbyllur; Vllehrit-Arumune i sollen shtetit te ri Shqiptar, flamurin, hymnin, nje Mbret te perkohshem, bile tentuan ta benin ate te perhershem.
Dikush mund ta zvogeloje, tjetersoje apo injoroje kontributin e tyre. Dokumentat historike thone dicka tjeter …/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne