Grupet e ekstremit të djathtë protestë antiqeveritare në Spanjë

Me thirrjet nga grupet e ekstremit të djathtë përmes faqeve në rrjetet sociale, në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u mbajt një protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Pedro Sanchez.

Në protestën e organizuar nën kryesimin e grupit të emërtuar “Platforma për dorëheqje të Pedro Sanchezit” morën pjesë rreth 20 mijë persona të cilët protestuan kundër qeverisë me sloganet “Sanchez dorëheqje”.

Protestuesit kritikuan vendimet që qeveria e koalicionit të majtë ka marrë kundër pandemisë në Spanjë e cila është një prej vendeve në Evropë ku koronavirusi i ri (COVID-19) është më intensiv. Në të njëjtën kohë është protestuar edhe për hapat e hedhura nga qeveria kundër krizës ekonomike si dhe kundër shtypit me pretendimin se ka kryer “manipulime”.

Anëtarët e shoqatës së familjeve të viktimave të COVID-19 që morën pjesë në protestë, akuzuan qeverinë se fsheh numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Ndërkohë u vërejt se protestuesit pavarësisht se ndodheshin nën një tubim masiv nuk zbatuan distancimin fizik dhe nuk treguan ndjeshmëri në çështjen e vendosjes së maskës.

Po ashtu edhe policia e cila kishte marrë masat e sigurisë nuk bëri ndonjë paralajmërim.

Protesta në Madrid tërhoqi vëmendjen se ajo është protesta e parë e madhe kundër qeverisë së koalicionit të majtë të formuar në muajin janar.

Sipas të dhënave, të premten në Spanjë numri i rasteve me COVID-19 kishte arritur në 566.326 ndërsa numri i vdekjeve në 29.747.

Në vend rritja e rasteve ditore ka arritur në mbi 10 mijë ndërsa një e treta e rasteve vërehen në Madrid./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne