Erdogan: Ata që vrapojnë pas ambicieve të kota i pret një fund zhgënjyes

Fitorja e Sakaryas është një shenjë që tregon se fati i atyre, të cilët ende edhe sot nuk e durojnë dot ekzistencën tonë dhe vrapojnë pas dëshirave të kota, do të jetë përsëri zhgënjyes,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në një mesazh publikuar me rastin e 99-vjetorit të 13 Shtatorit, Fitores së Sakaryas, Erdoani theksoi se Beteja Fushës së Sakaryas, një nga betejat më të rëndësishme të historisë turke, ishte një fazë e rëndësishme në luftën e lavdishme të popullit kundër pushtuesve për të mbrojtur atdheun dhe pavarësinë.

Më tej në mesazhin e tij Erdoan nënvizon se fitorja e Betejës së Fushës së Sakaryas rriti fuqinë dhe shpresën e popullit në luftën e tij për pavarësi, ngriti prestigjin e Kuvendit në arenën ndërkombëtare dhe hapi rrugën për fitoren përfundimtare në Luftën Çlirimtare.

Duke theksuar se uniteti, solidariteti, vullneti dhe heroizmi i shfaqur në këtë betejë janë edhe sot udhërrëfyesi i popullit, udhëheqësi Erdoan e vijon mesazhin e tij me këto fjalë:

“Fitorja e Sakarya është një shenjë që tregon se fati i atyre, kudo qofshin, të cilët ende edhe sot nuk e durojnë dot ekzistencën tonë dhe vrapojnë pas ambicieve të kota, do të jetë përsëri zhgënjyes. Me shpirtin dhe vendosmërinë në luftën kombëtare, kombi ynë, i cili ka një histori të mbushur plot me fitore të mëdha, do t’i tregojë të gjithë botës sot dhe nesër, ashtu siç ka bërë edhe dje, se nuk do të pranojë asnjë imponim dhe se do të mbrojë të drejtat dhe interesat e tij në çdo vend dhe rrethanë. Me forcën që marrim nga e kaluara jonë, ne vazhdojmë të punojmë me vendosmëri në përputhje me qëllimet tona për të përjetësuar shtetin tonë dhe për t’u lënë një të ardhme më të mirë brezave të ardhshëm”.

Me këtë rast, dëshiroj mëshirën e Allahut për të gjithë dëshmorët tanë që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur atdheun tonë, pavarësinë tonë dhe të ardhmen tonë. Përkujtoj me respektdhe mirënjohje të gjithë heronjtë e Luftës Çlirimtare, veçanërisht Gazi Mustafa Qemalin (Ataturkun, themeluesin e Republikës) në përvjetorin e Fitores së Sakaryas dhe i përshëndes qytetarët e mi me ndjenjat e mia më të sinqerta”, e përfundon mesazhin e urimit Presidenti Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne