Që prej mbrëmjes së djeshme po zhvillohet një operacion antidrogë nga SPAK, autoritetet spanjolle me mbështetjen e Policisë së Shtetit e forcave operacionale. Janë zhvilluar kontrolle në zonën Kodra e Diellit 2” në një vilë dhe aktualisht po vijojnë kontrollet.
Në vilën që është ushtruar kontroll, dyshohet që kemi të bëjmë me një laborator droge. Kjo është një zonë rezidenciale e njohur si zona e VIP-ave.
Një tjetër laborator droge është gjetur në Qerek të Krujës, ku janë gjetur 2 kg kokainë dhe përzierës. Janë zhvilluar kontrolle dhe në banesa të tjerë. Janë arrestuar 5 persona në një lokal në Vishnjë, mes tyre një shtetas nga Venezuela por ende vazhdon operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë. Është një bashkëpunim mes SPAK dhe autoriteteve spanjolle.