Grupi “Wagner” do të vazhdojë aktivitetet e tij në Afrikë

Themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, Yevgeny Prigozhin tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë në vendet afrikane në të cilat ndodhen tashmë, transmeton Anadolu.

Prigozhin bëri deklarata për të ardhmen e “Wagner”-it në kontinentin afrikan duke u lidhur me transmetimin e kanalit televiziv “Afrique Media” që transmetohet në Kamerun.

“Nuk do të ketë ndonjë reduktim në programet tona në Afrikë”, tha Prigozhin. Ai tha se janë të gatshëm për detyrë nëse plotësohen kushtet e nevojshme.

Prigozhin nisi një rebelim të armatosur kundër qeverisë ruse me luftëtarët e tij në qershor. Kryengritja përfundoi me ndërhyrjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Lukashenko, i cili sugjeroi që “Wagner”-i të vendosej në vend pasi Prigozhin shkoi në Bjellorusi, tha se ushtria bjelloruse mund të përfitonte nga përvoja e luftëtarëve të “Wagner”-it.

Prigozhin e pranoi këtë ofertë dhe deklaroi se mercenarët do të qëndronin në Bjellorusi për një kohë.

Pas revoltës, pati edhe pyetje për të ardhmen e “Wagner”-it në Afrikë dhe u pretendua se grupi ishte tërhequr nga Republika e Afrikës Qendrore (RAQ), ku ndodheshin rreth 2.000 elementë të tij.

Këto akuza janë mohuar nga zyrtarët e RAQ. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov më 26 qershor tha se “Wagner” do të qëndrojë në Afrikë.

Aktivitetet e Wagner-it në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) nje nder vendet ku ata operojne ofrojnë shembullin më të mirë-dokumentuar të dëmtimit civil ku ne shenjester eshte popullsia muslimane.
Që nga koha kur Wagner mbërriti në vend, trupat e tij u përfshinë në krime kundër popullatës lokale, duke përfshirë përdhunime të shpeshta të vajzave adoleshente në fshatrat pranë bazave të tij operative. Mizoritë e lidhura me Wagnerin në Republikën e Afrikës Qendrore u shtuan ndërsa trupat e PMC u përfshinë gjithnjë e më shumë në operacionet luftarake.

Në qershor 2021, një panel ekspertësh i mbledhur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së raportoi vrasje të shumta dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut të kryera nga “instruktorët rusë” (kryesisht trupat Wagner). Këto përfshinin “përdorimin e tepruar të forcës, vrasjet, pushtimin e shkollave dhe plaçkitjet në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizatat humanitare”.
Raporti përmendi shembuj të tillë si një sulm në shkurt 2021 në Bambari, në të cilin Wagner dhe ushtarë vendas vranë të paktën gjashtë civilë pasi hapën zjarr në xhaminë al-Takwa.

Dëshmitarët ne nje rast tjeter i thanë Human Rights Watch (HRW) se në një incident korrikun e kaluar ne 2022 , luftëtarët rusisht-folës qëlluan për vdekje të paktën 12 burra të paarmatosur në një postbllok.

Ne prill te 2022, mercenarë rusë u akuzuan në një raport të HRW për ekzekutimin e rreth 300 personave muslimane në Malin qendror./AA/Csis/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne