Presidenti izraelit afirmon marrëdhëniet me SHBA në mes të trazirave në vendin e tij

Presidenti izraelit Isaac Herzog shënoi të mërkurën 75-vjetorin e pavarësisë së Izraelit me një fjalim para Kongresit amerikan.

Vizita e tij në Uashington vjen mes shqetësimeve rreth planit debatueshëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu për ndryshimeve në sitemin gjyqësor si dhe konfliktit të vazhdueshëm të Izraelit me palestinezët.

Presidenti izraelit Isaac Herzog iu drejtuar Kongresit në Uashington në një pikë kyçe në marrëdhëniet SHBA-Izrael, duke u thënë ligjvënësve se Irani është kërcënimi më i madh për të dy vendet.

Vizita e presidentit Herzog vjen në mes të konfliktit për ndërtimet e vazhdueshme te paligjme ne tokat palestineze të Bregut Perëndimor – një veprim që ai e mbrojti, duke thënë se Izraeli nuk do të diskutojë paqen ndërsa kërcënohet nga terroristët duke ju referuar Palestinezve te cilet ndodhen nen pushtimin e izraelit per dekada.

“Paqja e vërtetë nuk mund të vijë nga dhuna.” u shpreh ai nderkohe qe ushtria pushtuese izraelite ka kryer dhe vazhdon te kryej genocid mbi popullsine vendase.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha se toka libaneze nën kontrollin e Izraelit duhet të çlirohet.

“Kjo është toka libaneze. Izraelitët e ripushtuan atë. Jo vetëm e ripushtuan, por e rrethuan dhe ndërtuan një mur”.

Para fjalimit, disa anëtarë të Kongresit shprehën shqetësimin për trajtimin e palestinezëve nga qeveria izraelite. Zoti Herzog tha se mohimi i shtetit hebraik është antisemitizëm..

“Një brez i ri izraelitësh dhe amerikanësh po marrin role udhëheqëse, një brez që nuk ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e viteve të formimit të Izraelit. Një brez që është më pak i angazhuar në rrënjët që lidhin popujt tanë u shpreh ai.

Presidenti Herzog adresoi gjithashtu protestat masive të vazhdueshme mbi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të rishikuar sistemin gjyqësor të Izraelit – të cilin shumë e shohin si një lëvizje drejt autoritarizmit.
Por ai nuk u shpreh per akuzat e shumta te kryeministrit Netanyahu per korrupsion dhe shfrytezim detyre.

“Debati intensiv që po zhvillohet në Izrael, është nderimi më i qartë për qëndrueshmërinë e demokracisë së Izraelit.

Një përfaqësues i Judaizmit reformator në Shtetet e Bashkuara i tha Zërit të Amerikës se heqja e kontrollit dhe balancës në qeverinë izraelite përbën shkak për shqetësim.

“Është shumë problematike ajo që ka propozuar ky kryeministër dhe koalicioni i tij. Ata duan të bëjnë gjithçka, nga ndryshimi i mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve, në mënyrë sesi mund të zgjedhin gjyqtarët e tyre deri te përfundimi i shqyrtimit gjyqësor në thelb”, tha rabin Jonah Pesner me organizatën ‘Qendra e Veprimit Fetar të Judaizmit Reform’.
Ambasada e Izraelit, ne Uashington, D.C. ka deklaruar se Izraeli është marrësi më i madh i ndihmës së huaj amerikane: deri në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara i kane dhënë Izraelit 150 miliardë dollarë amerikanë.

Presidenti Joe Biden e ka ftuar kryeministrin Netanyahu të vizitojë Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë./VOA/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne