Turqia lëshon urdhër arrest për Rasmus Paludan-in, per djegien e Kuranit në Suedi

Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë ka lëshuar urdhër-arrest për Rasmus Paludanin, liderin e Partisë së ekstremit të djathtë danez, Linja e Rreptë (Stram Kurs), i cili dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm, raporton Anadolu.

Vazhdon hetimi i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë kundër Paludanit, i cili dogji Kuranin më 21 janar përpara ambasadës turke në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, me akuzën e “fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e popullit”.

Në kuadër të hetimeve, Zyra e Kryeprokurorit Publik kërkoi nga Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë për Paludanin “arrestim për marrjen e një deklarate”. Duke vlerësuar kërkesën, gjykata lëshoi ​​urdhër arrest për Rasmus Paludan-in.

Incidenti, i cili ndodhi më 21 janar, ngjalli zemërim ne boten muslimane

Dënimi i Turqise erdhi pasi Paludanit iu dha leja nga qeveria Suedeze për të djegur librin e shenjtë mysliman jashtë ambasadës turke në Stokholm. Në përgjigje të lejes së Suedisë, Ankaraja anuloi vizitën e ardhshme të ministrit suedez të mbrojtjes Pal Jonson në Turqi.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrstrom, të cilit iu tha se Turkiye “dënon fuqishëm këtë akt provokues, i cili është qartësisht një krim urrejtjeje dhe se qëndrimi i Suedisë ne te tilla raste është i papranueshëm.
Ankaraja keshilloi që akti të mos lejohet ne te ardhmen dhe fyerjet ndaj vlerave të shenjta nuk mund të mbrohen nën maskën e të drejtave demokratike./AA/Gezetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne