Siri, tregtarët e Munbixhit mbyllën dyqanet pas rekrutimit me forcë të të rinjve nga organizata terroriste PKK/YPG

Në Munbixh të provincës Halep në Siri, e cila është nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG, tregtarët mbyllën dyqanet e tyre për të protestuar kundër ndalimit të paligjshëm të organizatës terroriste PKK/YPG dhe ndalimit të civilëve me forcë, raporton Anadolu.

Pothuajse të gjithë tregtarët e qendrës së qarkut iu përgjigjën thirrjeve të bëra nga banorët e Munbixhit për mbylljen e dyqaneve në rrjetet sociale. Tregtarët, të cilët kundërshtuan praktikat e organizatës terroriste PKK/YPG të rekrutimit me forcë të të rinjve në Munbixh dhe arrestimeve të paligjshme, reaguan ndaj organizatës duke mbyllur dyqanet e tyre.

Dyqanxhinjtë nga Munbixhi kane mbyllur dyqanet edhe në vitet e kaluara dhe kane protestuar kundër veprimeve të organizatës kundër popullsise të rajonit. Popullsia ne keto zona është 99 për qind arabe.
Keto organizata terrorise Kurde kane bere krime nga me te ndrsyhmet ndaj popullsise vendase dhe vazhdojne te qendrojne ne kontroll te ketyre zonave fale mbeshtettes qe shume shtete ne perendim u ofrojne atyre.

Banorët e Munbixhit, të cilët kundërshtojnë rekrutimin me forcë të të rinjve nga PKK/YPG nën emrin e “rekrutimit” dhe ndalimit të paligjshëm, organizojnë demonstrata herë pas here. Organizata terroriste ndalon vajza dhe djem të rinj për periudha rreth një viti nën të ashtuquajturin “shërbim i detyrueshëm ushtarak”.

Kjo është mënyra se si PKK/YPG rekruton me forcë fëmijë dhe të rinj arabë në rajonet e pushtuara Munbixh, Aynularab (Kobani), Qamishli, Malikiyye, Dirbasiye, Haseke, Raqqa dhe Deir ez-Zor/AA/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne