Gyleni i kishte bërë lavazh trurit të ndjekësve të tij, thoshte se Profeti Muhamed i ndjek dhe i mbështet ata

“Bëhuni elastik, pa u hetuar qarkulloni në damarët e sistemit dhe askush të mos ju hetojë deri sa të mos merrni të gjitha qendrat e pushtetit”. Kjo ishte një nga urdhërat e Gylenit për ndjekësit e FETO-s.

Në Turqi vijojnë një sërë hetimesh dhe gjykime kundër të dyshuarve për tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar, kurse në një nga aktakuzat thuhet se udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen ndjekësit e tij i ka urdhëruar që të infiltrohen në të gjitha institucionet turke dhe qendrat e pushtetit, duke mos u vërejtur nga askush.

Organizata terroriste FETO përmes anëtarëve të saj të infiltruar në radhët e ushtrisë turke, policisë dhe institucioneve të tjera, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu tentim për grusht shteti ushtarak në Turqi, kurse sot Këshilli i Gjykatës së 23-të Penale në Stamboll publikoi arsyetimin e vendimit më të cilin më 29 nëntor tetë të akuzuar u dënuan me burgime të përjestshme të shumëfishta dhe 20 të akuzuar me nga një dënim të përjetshëm.

Kjo është padi që ka të bëjë me përpjekjen e marrjes së aeroportit “Sebiha Gokcen” në Stamboll dhe zhvillimeve në aeroport gjatë tentimit të grusht shtetit, raporton Anadolu Agency.

Në arsyetimin e aktgjykimit prej 130 faqesh jepen detaje rreth organizatës terroriste FETO që nga themelimi i saj e deri në tentativën e grusht shtetit në Turqi.

Në tekstin e aktgjykimit, ndër të tjera, theksohen edhe urdhërat të cilat Gylen ua ka dhënë në mbledhjet e fshehta anëtarëve të lartë të FETO-s.

“Bëhuni lastik, pa u hetuar qarkulloni në damarët e sistemit dhe askush të mos ju hetojë deri sa të mos merrni të gjitha qendrat e pushtetit. Kjo ishte një nga urdhërat e Gylenit për ndjekësit e FETO-s e cila ndodhej në përshkrimin e aktakuzës të një grupi të dënuarish për pjesëmarrje në tentimin e grusht shtetit. E rëndësishme është prania e miqve tanë në gjyqësor, financa dhe qendra të tjera të rëndësishme sepse kjo është garanci për mbijetesën tonë. Unë personalisht dëshiroj të zgjeroj sistemin tim të mendimeve dhe vlerave në këtë mënyrë të marrjes së të gjitha anëve. Ende nuk është koha e përshtatshme për këtë. Duhet të prisni që të jeni aq të fuqishëm sa të merrni tërë botën në shpatullat e tuaja. Përveç kësaj, është e rëndësishme që gjithmonë të jetë përpara fronit kur bëhet fjalë për qasjen në informacione”, është një nga urdhrat e Gylenit që gjendet në arsyetimin e vendimit.

Teksti i aktgjykimit më tej potencon se të gjitha urdhrat e Gylenit konfirmojnë qartë se qëllimi i organizatës ishte të merrte kontrollin e të gjitha institucioneve dhe të shkatërronte kushtetutën e shtetit.

“Ata nuk na kuptojnë dhe prandaj më akuzojnë se dua të marr pushtetin … A me të vërtetë janë të çmendur të mendojnë se unë do të merrem me gjëra kaq të vogla. Atë që ata e quajnë pushtet, unë kam planifikuar për ta shkatërruar dhe për ta ngritur që në moshën 20-vjeçare”. Kjo është një tjetër deklaratë që tregon se Gyleni me kalimin e kohës ka vendosur qëllime më të mëdha të marrjes së pushtetit në të gjitha vendet në të cilat vepron FETO, kurse sot të tilla janë të paktën 160 vende në të gjithë botën.

Gjykata më tej shton se FETO vepruar nën maskën e shqetësimit për arsim dhe është paraqitur si një bashkësi fetare, kurse për nevoja të organizatës ka adoptuar dhe abuzuar parimet fetare.

Gjykata nxorri edhe disa pjesë nga librat e Gylenit nga të cilat u përcaktua se ai, si udhëheqës i FETO-s, para ndjekësve të tij është paraqitur si qenie e mbinatyrshme që komunikon direkt me Zotin dhe Profetin dhe i cili i di të gjitha misteret e fesë dhe jetës.

Më tej në arsyetimin e aktvendimit theksohet se Gyleni shpesh u ka thënë ndjekësve të tij se në ëndërr ka parë dhe ka komunikuar me Zotin dhe Profetin dhe se ai i kishte thënë se disa pjesë nga Kurani kanë të bëjnë direkt me FETO-n. Ai shpesh kërcënohej se armiqve të tij mund t’ua ngatërrojë mendjet me ndihmën e xhinëve.

Gyleni shpesh pretendonte se Profeti Muhamed personalisht merr pjesë në ligjëratat e tij dhe se ndjek të gjitha aktivitetet e FETO-s. Ai gjithashtu pohoi se Profeti gjatë natës qëndron mbi anëtarët e FETO-s dhe i mbulon ata me jorgan kur zbulohen në gjumë.

FETO ka mbledhur anëtarët e saj që nga fëmijëria e hershme dhe ka ndarë nga familjet individët e dalluar kinse për shkollimin e tyre, kurse me kalimin e kohës ishte përkushtuar që prej tyre të bëntë të dëgjuar dhe prej atyre që nuk parashtrojnë pyetje, por me besnikëri i përmbushin urdhërat e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne