Habit avokati: Marrëdhëniet seksuale me 14-vjeçaret nuk është vepër penale!

Së fundmi, fokusi i mediave ka qënë në ngjarjen e pazakontë ku 34 vjeçari, Arianit Arapi nga Divjaka u arrestua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Sipas avokatit Alban Duraj, kemi të bëjmë me një arrestim të pavend pasi ligji nuk parashikon vepër penale nëse marrëdheniet seksuale kanë qënë me dëshirën e të miturës.

Duraj shprehet se Arianit Arapi duhet të shpallet i pafajshëm.

“Ne kemi një ngërç juridik, apo një ngërç ligjor për të cilën, në gjykimin tim apo edhe të kolegëve të cilët bashkohen me mua, ky arrestimi që i është bërë zotërisë është një arrestim i paligjshëm pasi nuk kemi konsumimin e ndonjë vepre penale. Kodi penal e ka përcaktuar qartësisht ku thotë se çdo mashkull që kryen marrëdhenie seksuale me një femër që ka mbushur moshën 14 vjeç me dëshirën e saj nuk është se dënohet. Po flasim për martesë dhe ligji nuk e përcakton si një kundërvajtje penale”, u shpreh avokati Duraj./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne