Kryeministri i ri francez emëron të dashurin e tij ministër të Jashtëm, plas debati në Francë

Kryeministri i sapoemëruar francez, Gabriel Attal, ka emëruar bashkëshortin e tij Stephane Sejourne si Ministër të Jashtëm. Ky vendim ka ngjallur debat të fortë në Francë. Por, kjo gjë nuk e ka shqetësuar Attal, i cili mesa duket ka dashur t’ia dhurojë më herët dhuratën e Shën Valentinit partnerit të tij.

Macron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.

Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e qeverisë. Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Elysee. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.

Disa nga ministrat u rikonfirmuan në poste si Darman, ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sebastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes, raportojnë mediat franceze.

Emërimi i tij dërgoi një sinjal se ndryshimi ishte duke u zhvilluar, me Macron duke u përpjekur të rindërtojë qeverinë e tij pas një viti trazirash mbi reformën e diskutueshme të pensioneve dhe një ligj emigracioni që kritikët thanë se i bënte shumë lëshime  të djathtës ekstreme. Pas emërimit të tij të martën, Attal premtoi të jetë i guximshëm për të ndihmuar klasën e mesme të përballojë koston dhe rritjen e jetesës./prapaskena

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne