Dritan Goxhaj
Pjesa e parë
Diskutimet rreth kryqëzatës ushtarake që Amerika dhe Izraeli kanë ndërrmarë këto ditët e fundit ndaj sovranitetit të Iranit kanë nxjerrë në pah një problem të vogël gjuhësor. Në të gjitha mediat dhe në publik po përdoret termi luftë, ndërkohë ky term ka një kuptim shumë më të gjerë në terminologjinë ushtarake dhe ka të bëjë me operacione të mirëfillta ushtarake në shkallë të gjerë veprimi me përfshirjen e të gjitha komponentëve të forcave të armatosura.
Ndërsa ajo që po ndodh ndaj Iranit është thjeshtë, për momentin akoma në nivelin e një goditje ajrore dhe akoma nuk mund të konsiderohet një fushatë ajrore.
Ajo që po ndodh sot në Iran ka nisur 25 vite më parë.
23 Vjet më parë një gjeneral me 4 yje amerikan në pension, ish komandant i NATO-s në 1999, Uesli Klark pat deklaruar publikisht se disa javë pas 11 shtatorit pati qënë në një zyrë të Pentagonit ku i kishin treguar një memo të klasifikuar nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes së asaj kohe, ku sipas tij thuhej se SHBA do sulmonte 7 vende muslimane për 5 vjet për të rrëzuar regjimet e tyre. Ato vende ishin : Iraku, Siria, Libia, Libani, Somalia, Sudani dhe në fund fare Irani.
Iraku u shkatërrua, dhe u bë djepi i ISIS që akoma po e përndjek rajonin. Libia – u vra Gadafi dhe ajo u nda në kontroll të lordëve të luftës. Siria ra dhe e ka marrë në dorë Al Qaeda dhe ISIS. Sudani u shty drejt luftës civile e cila po shkakton një genocid më vete për të cilin askush nuk ka dëshirë që të flasë.
Somalia po ashtu u shty drejt një katastrofe të pa fund dhe tashti po mundohen edhe ta copëtojnë. Libani po ashtu u shty drejt katasftrofës ekonomike dhe një ndarje politike që e ka kthyer në një shtet jo funksional. Dhe në fund fare, pikërisht ashtu si ishte në fund të listës, është Irani.
Dhe Irani u la për në fund jo sepse ai ishte më i lehti, por se ishte më i vështiri,sepse më parë duhej që të shpërbëhej Siria, të dobësohej Hezbullahu dhe Huthët dhe në fund të goditej guri i themelit që është Irani.
Dhe Irani nuk po goditet për shkak të bombës bërthamore, e as për shkak se ka kërcënuar Amerikën dhe Izraelin, siç edhe propagandojnë neo fashistët e rinj, por thjeshtë sepse ishte pjesë e planit.
Dhe planet në Uashington i mbijetojnë çdo lloj administrate dhe çdo lloj presidenti që pretendon se po vjen për të ndryshuar këtë.
Dhe ashtu si edhe presidentët e tjerë edhe Trump nuk e ka shkruar këtë plan, ai vetëm e ka firmosur përdorimin e tij, se në fund të fundit, Uashingtoni ka nevojë vetëm për kukulla të shtrenjta si Trump.
Tashti le ti kthehemi goditjes që ka nisur.
Historia na tregon se fuqia dërrmuese ajrore, izolimi diplomatik dhe fragmentimi i brendëshëm, edhe në mungesë të një pushtimi me trupa tokësore, mund ta degradojnë një shtet, biles edhe një shtet si Irani, por pa trupa tokësore në terren, nuk ka asnjë gjasë që të sjellë ndryshim të regjimit.
Duke qënë se SHBA dhe Izraeli nuk do të ndërrmarin kurrë një pushtim tokësor në shkallë të gjerë ndaj Iranit, për shkak të madhësisë së gjerë të territorit, popullatës së madhe dhe doktrinës ushtarake Iraniane, e bëjnë të pamundur një pushtim dhe shumë herë më të kushtueshëm se ai i Irakut dhe Afganistanit të marra sëbashku.
Për këtë arsye të qënësishme e gjitha ajo çka po ndodh do të kufizohet vetëm në një fushatë ajrore dhe detare.
Dhe duke qënë se deri më tashti nga ana e agresorëve, Amerikës dhe Izraelit është artikuluar si objektiv i vetëm, vetëm rrëzimi i regjimit dhe për këtë po përdoret dhe do përdoret vetëm fuqia ajrore, atëherë jemi të detyruar ti kthehemi historisë, pasi ajo në kësi rastesh bëhet e vetmja udhërrëfyese e domosdoshme.
Duhet pasur parasysh që fuqia ajrore vepron në kufizime strategjike të ndryshme nga ajo e një pushtimi gjitharmësh. Për të kuptuar disi se çfar do mund të arrijnë agresorët me anë të kësaj fushate ajrore le të kthehemi pak pas në kohë e të analizojmë pëse (5) precedentë të ngjashëm, ku është përdorur vetëm fuqia ajrore nga Amerika.
Ato janë a. Bosnja (1995); b. Irak (1998); c. Serbia (1999); d. Libia (2011); e.Jemeni (2015)
Ju lutem të kini parasysh që asnjë analogji nuk është perfekte dhe e njëjtë, por këto do na ndihmojnë të na ndriçojnë konceptin: A ka mundësi vetëm fuqia ajrore që të shndërrojë gotijen e një niveli operacional në një rezultat strategjik të rrëzimit të një regjimi?
Bosnja 1995:
Operacioni “Forca e Qëllimshme” zgjati njëzet e një ditë (21) duke përfshirë 400 avionë me reth 3500 fluturime. Ky operacion kontribuoi në Marëveshjen e Dejtonit, por nuk duhet harruar që Bosnja ishte aktualisht në një konflikt të armatosur me Sërbinë prej disa vitesh, dhe politika serbe në Bosnje ishte jo vetëm e fragmentuar por edhe nën presion ushtarak nga disa drejtime.
Në këtë pikë fushata ajrore vetëm përshpejtoi dinamikat ekzistuese, dhe nuk i krijoi ato.
Në Iran aktualisht nuk ka fragmentim, nuk ka një luftë civile dhe as ndonjë kryengritje të armatosur, kështu që vetëm një fushatë ajrore është e pamundur që të prodhojë një destabilizim i cili më pas të sjelli në rënie të regjimit.
Irak 1998:
Operacioni “Dhelpra e Shkretëtirës” zgjati 72 orë dhe përfshiu 200 avionë dhe asete të tjera detare që lëshuan raketa Tomahouk. Goditja arriti të shkaktonte dëme të shumta por ama dështoi që të destabilizonte dhe të rrëzonte regjimin e Sadam Huseinit.
Serbi 1999:
Operacioni “Forca Aleate” ishte fushata ajrore e NATO-s në Kosovë e cila zgjati 78 ditë, ku morën pjesë 1100 avionë, u kryen 38,000 fluturime me 10,000 sulme direkte, ku Amerika ofroi shumicën e kësaj force me 900 avionë, si dhe të gjitha kapacitetet e zbulimit strategjik dhe të furnizimit në ajër.
Nga ana operacionale kjo fushatë shkaktoi dëme serioze në infrastrukturën fikse që përfshinte mbrojtjen ajrore, vëndkomandat e niveleve të ndryshme, urat, rrrjetet e energjisë elektrike dhe objektet e karburantit.
Por nuk pati asnjë efekt serioz kundrejt forcave tokësore serbe të shpërndara në Kosovë. Të gjitha njësitë serbe u përshtatën shpejt, u shpërndanë, fshehën mjetet e tyre të rënda dhe përdorën moketet si mashtrim.
Dhe kjo u pa në mbarim të luftës kur të gjitha forcat serbe në Kosovë u tërhoqën që aty në formacione të organizuara të padëmtuara nga kjo fushatë ajrore.
(Dhe për të gjithë “strategët” e kolltuqeve që pretendojnë se NATO bëri namin ndaj forcave serbe në Kosovë mjafton të shohin raportin e NATO-s në shtator të 1999 mbi dëmet që ajo i shkaktoji forcave serbe në Kosovë ku shkruhet e zeza në të bardhë se : në qershor NATO pretendoi se kishte shkatërruar 120 tanke; 220 automjete të blinduara; 450 sisteme artilerie – por pas një analize të re të bërë në shtator rezulton: 26 tanke të shkatërruara në Kosovë gjatë fushatës ajrore; 18 automjete të blinduara të shkatërruara në Kosovë gjatë fushatës ajrore; 20 sisteme artilerie të shkatërruara në Kosovë gjatë fushatës ajrore. )
Ajo çfar e detyroi Serbinë që të kapitullonte nuk ishte presioni ushtarak por presioni politik i kombinuar Amerikano Rus. Kanali politik Cernomirdin-Ahtisari e detyroi Serbinë të pranonte kushtet e NATO-s dhe jo fushata ajrore.
Shteti dhe regjimi serb i Millosheviçit i mbijetoi fushatës ajrore 78 ditore.
Në këtë rast kemi fushatë të shoqëruar me presion dhe izolim diplomatik.
Në rastin e Iranit presioni dhe izolimi diplomatik nuk ekzistojnë. Rusia dhe Kina dy aleatët e saj strategjik janë në mbështetje dhe në ndihmë të Iranit.
Plus Beogradit i mungonte totalisht mundësia që të impononte kosto ushtarake drejt vendeve të NATO-s, ndërsa Irani aktualisht është duke e bërë këtë ndaj agresorëve.
Dhe në këtë moment kemi kaluar nga ndëshkimi i njëanshëm në një përshkallëzim reciprok të manaxhuar.
Libi 2011:
Operacioni “Mbrojtësi i Unifikuar” ishte operacioni i NATO-s që zgjati 7 muaj, përfshiu 260 avionë me rreth 26,000 fluturime. Pamvarësisht se akademitë e NATO-s e përdorin këtë operacion si provë për rëzimin e një regjimi me anë vetëm të forcës ajrore, në realitet ajo është vetëm një përrallë që NATO dëshiron t’ja tregojë vetes, pasi regjimi në Libi u rrëzua sepse formacione të ndryshme të armatosura rebele dhe xhihadiste arritën të merrnin nën kontroll një pjesë të mirë të territorit duke shkatërruar kështu autoritetin shtetëror.
Pra në këtë rast fuqia ajrore mundësoi, por ajo nuk e zëvendësoi dot kontrollin tokësor të nevojshëm për rëzimin e regjimit.
Në rastin e Iranit një fuqi e tillë tokësore nuk ekziston.
Jemen 2015:
Arabia Saudite në kualicion me monarkitë e Gjirit Persik dhe me mbështetje të plotë Amerikane dhe të NATO-s bëri një fushatë ajrore disa vjeçare ndaj Huthëve në Jemen.
Pamvarëshisht këtyre bomabrdimeve të zgjatura nuk ndodhi asnjë kapitullim politik.
Fushata e zgjatur ajrore prodhoi qëndresë dhe mbijetesë adoptive. Bombardimet jo vetëm që nuk e shpërbënë autoritetin qeverisës, por në të kundërt e forcuan atë.
Irani ndan një tipar kyç strukturor me Huthët: kapacitetin asimetrik të kundërpërgjigjes dhe një doktrinë të ndërtuar për mbijetesë nën presion.
Si përfundim:
Fuqia ajrore mund dhe është shumë efektive në degradimin e infrastrukturës fikse, në raste edhe e aftë që të mbysi sistemet kundërajrore të kundërshtarit, mund të prishi llogjistikën dhe të vendosë kosto të mëdha materiale, por nuk mundet në asnjë mënyrë dhe formë të arrijë të prodhojë rrëzim të çdo regjimi, e sidomos atij iranian në mungesë të tre kushteve kryesore :
1. Izolimi diplomatik nga ana e aktorëve të mëdhej ndërkombëtar.
2. Një forcë tokësore qoftë ajo pushtuese ose edhe kryengritëse vendore e aftë për të marrë nën kontroll territorin dhe degraduar autoritetin e shtetit.
3. Një fragmentim i brendëshëm i forcave të armatosura që të realizojnë një puç ushtarak.
Dhe në skenarin iranian që po zhvillohet, të treja këto kushte të lartpërmendura janë totalisht inegzistuese.
Aktualisht fushata ajrore e nisur nga kristioano-zionismi amerikano-izraelit ka kapacitete të shkaktojë shkatërrime në Iran, por ajo nuk ka asnjë kapacitet dhe mundësi të ndërtojë një alternativë të besueshme politike në vend, sidomos kur bombardon shkolla fëmijësh.
Irani është një shtet i ndërtuar me një arkitekturë sigurie të strukturuar qëllimisht për mbijetesë nën rrethim, dhe ajo çfar injorantët dhe “strategët” e perëndimit nuk kanë aritur dhe nuk arrijnë të kuptojnë është se një sulm i vazhdueshëm i jashtëm nuk e thyen këtë strukturë, por përkundrazi, ajo e konsolidon atë./fb

















