Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare e webit të Institutit Shqiptar të Statistikave

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin. “Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.

Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetareve-banore të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.

Hakeret sulmet e tyre kundër Shqipërisë i bëjnë si hakmarrje për strehimin që Shqiperia i bën organizatës terroriste muxhahedine Në Manze, e cila po ashtu kryen hakerime kundër Iranit./gazetaimpakt

foto galeri

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne