“Hakerat kanë sulmuar edhe faqen e KLSH”, Gazetari Thanasi ironizon Ramën: Gjigandi i surrelit dhe izraelitët nuk na mbrojtën

Gazetari Gjergji Thanasi ka raportuar se grupi i hakerave “Homland Justice” ka hakeruar edhe faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përmes një reagimi në facebook, gazetari Thanasi ironizon marrëveshjet e Qeverisë shqiptare me Kompaninë Amerikane dhe Izraelitët për mbrojtjen kibernetike, dke kujtuar edhe batutën e Filmit Duel i Heshtur: “Puna e komisarit ishte loje”.

Thanasi thotë se kryeministri Rama u zotua të na mbrontë, por nuk e arriti një gjë të tillë duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Thanasi fton Sali berishën të marri në dorë fatet e shqiptarëve dhe të mos merret me

Statusi i Plotë

Të dashur miq faqja e Kontrollit të Larte të Shtetit na la shëndenë. Mesa duket hackerat paskan sulmuar edhe këtë faqe.

Gjigandi i Surrelit na siguroi që në bashkëpunim me aleatet amerikane dhe partnerët izraelitë e ka forcuar qamet mbrojtjen kibernetike të shqipërisë (https://apneës.com/…/iran-technology-edi-rama-israel…)

(https://m.jpost.com/business-and…/all-neës/article-720348)

Nuk di pse pas këtyre sulmeve të fundit mu kujtua batuta e Filmit Duel i Heshtur: “Puna e komisarit ishte loje! Hahahahaha!”

Ndoshta e Kam gabim, se Tirana kete fund janari 2023 I ngjan Parisit te javes se pare te qershorit 1940 ku nga oborri i cdo dikasteri ngriheshin vorbulla tymi!!!

Franca digjte arkivat, qe mos binin ne duart e gjermaneve fitimtare!!!

P.S.

Sali efendi mos u merr me marrezite e veprimet kriminale te SPAK-ut, por dili Shqiperise zot.

Nese nuk i del zot Shqiperise sot, nuk ke per t’i dale zot as Xenit, as Gites, as Abit dhe as vehtes tende neser!!!!/gazetaimpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne