Avokati Altin Goxhaj plas bombën, Kompaninë “One” e sulmon Erion Veliaj dhe vëllai i tij

Avokati Altin Goxhaj, i njohur për qëndrimet e tij kundër miliarderit Xhorxh Soros dhe njerëzve të tij në Shqipëri është i bindur se Kompania e telekomunikacionit “One” nuk është hakeruar nga grupi “Homlande Justice”.

Në një status në Facebook, ku jep dy arsye, avokati Goxhaj thotë se pas sulmit qëndron Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj.

Sipas tij çeshtja e sulmit është “punë nga brenda”, pasi Erion Veliaj kërkon që kjo kompani, e lidhur me Liderin e Hungarisë Viktor Orban, të shitet për pak lekë tek ajo që ai e quan “mafia e soros”.

Për ta arritur qëllimin e tij, Erion Veliaj përmes vëllait dhe njerëzve të tij brenda komapnisë kanë nisur bojkotin prej një viti dhe nuk do të ndalen derisa ta marrin.

Së dyti, sipas avokatit Goxhaj, nëse kjo do të ishte çeshtje e sulmeve kibernetike, deri tani do të ishin zbuluar afera korruptive të Veliajt dhe politikanëve të tjerë, por në të vërtetë janë dëmtuar vetëm shqiptarët.

Statusi i Plotë

Unë kam besuar dhe besoj se nuk ka hackera iranianë pas goditjeve të sistemeve informatike në Shqipëri!
Është krejt inside job. Nëse do të kishte patur “sulm iranian” kushedi se çfarë do të mësonim për Veliajn!
Nëse do të kishte patur ndonjë hetim real, hetimi do të fillonte nga aksesi në kode të vëllait të Erion Veliaj: Arbër Veliaj!
Ky tipi sot kontrollon komunikimin dhe aksesin e Kompanisë ONE ndërkohë që kjo komoani po sabotohet nga brenda prej 1 viti për tu shitur për skrap nga Mafia Soros.
P.s. 1
Kompania ONE është bijë e një prej kompanive më të mëdha hungareze të lidhura me Orban dhe Veliaj kontrollon stafin lokal për ta hedhur në erë nga brenda kompanië siç po ndodh prej kohësh me të.
P.s. 2
Hackerimi i “iranianëve” është eksperiment global të lakuriqësisë së të dhënave që ka dëmtuar shqiptarët por jo pushtetarët. Këtë vazhdoj ta them prej 1 viti e gjysëm që kur ndodhi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne