Bota

Hamas vlerëson qëndrimet anti-izraelite të Koresë Veriore

Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) me anë të një komunikate, ka vlerësuar pozitivisht qëndrimet e Koresë Veriore kundër regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se para kësaj Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore me anë të një deklarate ka theksuar mbështetjen e plotë të këtij vendi ndaj luftës së popullit të Palestinës kundër Izraelit. Koreja Veriore e konsideron të drejtë luftën e popullit të Palestinës për të drejtat e tij dhe për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Izraeli. Ndërkohë Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, së fundi ka deklaruar se politikat e liderit të Koresë Veriore dëmtojnë sigurinë e të gjithë rajonit dhe stabilitetin global. Kjo është në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore në reagim ndaj deklaratave të ministrit të luftës së regjimit sionist, ka theksuar: “Ne deklaratat e Izraelit i konsiderojmë sfidë për Penianin dhe mesazhi ynë për çdo kënd që njollos personalitetin e liderit tonë, nuk do të kemi mëshirë. Izraeli para se të thotë një fjalë për Kim Jung Un, duhet të mendojë dy herë, për arsye se ndëshkimi ynë do të jetë i ashpër”./ PT

OPINIONE