Hamasi dënon vendimin e Australisë për Jerusalemin

Hamas dënoi vendimin e qeverisë australiane për të njohur Jerusalemin e Perëndimit si kryeqytet të Izraelit dhe i bëri thirrje të heqë dorë nga ky hap.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi, vendimi cilësohet si “një vendim armiqësor kundër popullit palestinez, drejtësisë dhe historisë”.

Gjithashtu shkruhet se vendimi do të dëmtojë Australinë dhe do të ndikojë marrëdhëniet e bazuara mbi respektin reciprok të të dy popujve dhe mos përzierjen në punët e brendshme dhe i bëhet thirrje Kryeministrit të Australisë, Scott Morrison që të heqë dorë nga vendimi për Jerusalemin.

Ndërkaq në deklaratë dënohet edhe qëndrimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Halid bin Ahmed Al Halife, në lidhje me vendimit në fjalë.

Në deklaratën, ku refuzohet normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin në çfarëdolloj mënyre dhe nga kushdo qoftë, bëhet e ditur se një gjendje e tillë do të vlerësohet si një thikë pas shpine dhe shkelje e të drejtave të palestinezëve.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, në deklaratën e bërë më 15 dhjetor bëri të ditur se qeveria australiane vendosi të njohë Jerusalemin e Perëndimit si kryeqytetin e Izraelit.

Ndërkohë që udhëheqja palestineze, Organizata e Çlirimit të Palestinës dhe Liga Arabe reaguan ndaj këtij vendimi të Australisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Bahrejnit, Halid bin Ahmed Al Halife, me një postim të bërë në median sociale Twitter e mbështeti këtë vendim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne