Hamasi: Në luftimet në Khan Younis u vranë 10 ushtarë të tjerë izraelitë

Grupi palestinez Hamas njoftoi të hënën se kishte vrarë dhjetë ushtarë të tjerë izraelitë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Kasam, njoftoi se ushtarët izraelitë u vranë nga një distancë e afërt nga luftëtarët e tyre në zonën Abbasan Al-Kabir në lindje të Khan Younis.

Ushtria izraelite ende nuk është prononcuar rreth kësaj deklarate. Forcat izraelite vazhdojnë sulmet e tyre në Rripin e Gazës, ku janë vrarë të paktën 28.340 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur 67.984 të tjerë që nga 7 tetori.

Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës së bllokuar dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose të shkatërruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne