Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme.

Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai i tij, Mark Nika. SPAK do të hetojë 21 janarin, ku katër qytetarë u vranë gjatë një demonstrate të thirrur nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste. Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre vepra penale për 21 janarin: shpërdorim i detyrës, “vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

SPAK sqaron se ka nisur hetimet pas vendimit urdhërues të Gjykatës së Lartë, si edhe vendimit të Strasburgut. Procedimi penal është regjistruar më datë 15 korrik 2024 për tre vepra penale që dyshohet se mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, dhe jo vrasje nga pakujdesia siç prokuroria e Tiranës i cilësoi. SPAK i akuzon për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisin pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar, e paekspertueshme se nga cila armë u qëllua. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne