Hetimet për abuzime me tenderat, Xhelal Mziu në SPAK

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ish kryetari i bashkise Kamëz, njëherësh deputet i PD, Xhelal Mziu, i cili u thirr  në SPAK ka deklaruar se është paraqitur si person në dijeni për një çështje.

Në një prononcim shkurt për mediat, ai tha se u pyet për një kallëzim të bërë nga këshilltarët e bashkisë në vitin 2019. “Ishte thjeshtë një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender pastrimi. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person në dijeni”, tha Mziu. Burimet bëjnë të ditur se Xhelal Mziu ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz.

Mziu ka qëndruar për tre mandate në krye të Bashkisë së Kamzës, nga viti 2007 deri në vitin 2019. Ai nuk kandidoi më për kryebashkiak për shkak se opozita bojkotoi zgjedhjet vendore. Ndërsa kandidoi për deputet nën logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne